Skandali seksual në kampin e Shqipërisë në Dortmund, Bild: Viktima ka qenë në kontakt me dhunuesin
Skandali i publikuar nga mediat gjermane sa i përket një dhune seksuale të mundshme nga një prej punonjësve të FSHF-së në kampin e Shqipërisë në Dortmund, vijon të diskutohet ende në Gjermani.
Prestigjiozja gjermane, “Bild”, duket se ka nxjerrë disa detaje të reja sa i përket këtij sulmi, me viktimën që thuhet të ketë pasur lëndime tipike që ndodhin në një sulm seksual. 18-vjeçarja ishte në kontakt me 26-vjeçarin shqiptar dhe se ai i ka thënë lamtumirë pasi u largua, me shpresën se do ta shikonte sërish.
Pyetja që ka ngritur Prokuroria Publike e Dortmundit është: “A e dinte ai që do të refuzohej nga 18-vjeçarja dhe për këtë arsye e përdhunoi?”, gjë që vazhdon të jetë e paqartë.
”Ne po kontrollojmë nëse mund të marrim deklaratën e të akuzuarit përmes një kërkese për ndihmë juridike”,-tha prokurorja publike Sonja Frodermann. Megjithatë, ky proces administrativ është shumë i ndërlikuar, veçanërisht për shtetet që nuk i përkasin BE-së.