Skandal/Stafi i Partizanit rrihet në sytë e policisë (VIDEO)
Derbi i luajtur këtë të mërkurë mes Tiranës dhe Partizanit u shoqërua nga tensioni thuajse gjatë gjithë takimit, ndërsa në përfundim të ndeshjes, situata degjeneroi më tej. Pas përfundimit të takimit, Devi Muka, drejtori sportiv i Tiranës është konfrontuar fizikisht me një prej pjesëtarëve të stafit të Partizanit, duke e goditur atë me grushte.
Ky nuk ishte incidenti i vetëm në këtë takim, pasi edhe gjatë ndeshjes, drejtori i stadiumit goditi me tymuese tifozët e kuq. Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e rendit që shoqëruan drejtorin e stadiumit.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=ljxJ9Ca_J5g” width=”560″ height=”315″]
Reagimi i Partizanit
“Klubi reagon për dhunën barbare të ushtruar nga tifozët dhe drejtues të Tiranës ndaj drejtuesve tanë në përfundim të takimit Tirana – Partizani.
Në ambjentet brenda stadiumit Drejtori i Përgjithshëm Dritan Dervishi dhe dy përfaqësues të tjerë të klubit janë goditur jo vetëm nga tifozë por ajo që është më e rëndë nga drejtues të klubit bardheblu drejtori teknik Devi Muka por edhe persona të paautorizuar të cilët kanë sulmuar stafin e Partizanit.
Pamjet flasin qartë, por ne do ti bëjmë publike edhe me pamje të filmuara. Përfaqësues të klubit tonë mbahen padrejtësisht në ambjentet e komisariatit Nr. 2, ndërkohë që ndaj dhunuesve nuk merret asnjë masë.
Klubi i kërkon të gjitha instancave kompetente organeve shtetërore, drejtësisë dhe policisë të marrin masat ndëshkuese ndaj individëve për këtë sulm vandal që ndodh në fushat e futbollit.” shkruhet ne reagimin e klubit te kuq.
KOHA JONË SONDAZH

