Skema e re e kualifikimit të mësuesve, rritje page në bazë të kualifikimeve të përfituara

Me skemën e re të kualifikimit të mësuesve, e cila është vënë në zbatim në fund të vitit të shkuar, arsimtarët do të kenë mundësi të paguhen në bazë të meritës.

Drejtori i agjencisë të sigurimit të cilësisë në arsimin parauniversitar Gerti Janaqi, në një intervistë televizive sqaron se tashmë mësuesit e rinj mund t’i nënshtrohen testimit të informatizuar nëse kanë dëshirë edhe me 3 vite punë, për të fituar kategorinë e mësuesit të kualifikuar.

“Sistemi i ri i kualifikimit të mësuesve vjen me disa risi. Prej më shumë se një viti kemi një ndryshim të fashave të mësuesve që e përfitojnë kualifikimin, nëse dikur mund të aplikonin ku mbushnin 7 vite, tashmë mund të aplikojnë që sa mbushin 3 vite. Një risi e dytë ka të bëjë me bonusin financiar të atyre mësuesve që e përfitojnë kualifikimin, ka një rritje me 50% të bonusit financiar. Mësuesit 3-vjeçar kanë një test të informatizuar, orë të hapur dhe projekt”, theksoi Janaqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kategorinë për mësues specialist, arsimtarët mund ta përfitojnë vetëm pas 8 vitesh punë, ndërsa si mësues mjeshtër pas 15 vitesh punë, duke u shoqëruar edhe me rritje page.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mësuesit e kategorisë së dytë dhe të tretë, janë të lehtësuar nga testi sepse kanë një përvojë më afatgjatë, por duhet të prezantojnë një orë mësimore e cila vëzhgohet në praninë e kolegëve dhe një projekt i cili mund të realizohet edhe me nxënës”, u shpreh Drejtori i Agjencisë të Sigurimit të Cilësisë në arsimin parauniversitar.

Kualifikimit të mësuesve do t’i bashkëngjitet edhe portofoli digjital i tyre, ku do të shënohen të gjitha vlerësimet e trajnimeve të ndryshme si edhe monitorimi i performancës në shkolla. ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?