Skemë mashtrimi me bursa studimi në SHBA, policia kontroll në banesën e një zyrtareje në nivel vendor
Një skemë mashtrimi për bursa studimi në SHBA është zbuluar nga policia në Tiranë. Mësohet se është ushtruar kontroll në banesën e një zyrtareje në nivel vendor, pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit pasi dyshohet se në bashkëpunim me një shtetase tjetër ka krijuar skemën e mashtrimit.
“Në vijim të veprimeve hetimore, Policia ekzekutoi vendimin e Gjykatës, për ushtrimin e kontrollit në banesën e shtetases V.L, zyrtare arsimore në nivel vendor, pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit.
Shtetasja V.L është vënë në hetim, bashkë me shtetasen K.J, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë krijuar një skemë mashtrimi, duke falsifikuar dokumente, për ofrimin e mundësive/bursave për studentët, për të studiuar në universitetet e SHBA-së, nëpërmjet projektit të njohur si “Let’s Talk Together About US24. Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e përfshirë në këtë skemë mashtrimi”,-informon Policia.