”S’kemi oreks për Rusinë”, kryeministri Rama i prerë: Nuk na mungon asnjë vizitë zyrtare

Nga Gjermania, kryeministri Edi Rama tha se edhe po u zhduk BE, Shqipëria do aspiratojë sërish për t’u bërë pjesë e tij. Por krejt e kundërt është qasja kur bëhet fjalë për Rusinë.

”Dua të shtoj diçka për Rusinë. Për shkak të historisë tonë ne nuk kemi as marrëdhënie të ngushta e as oreks për t’i pasur, sepse diktatori ynë e vendosi të dilte nga Blloku Lindor dhe Traktati i Varshavës kur Krushov vendosi të ndryshojë linjën politike në Moskë. Shqipëria i mbeti besnike Stalinit deri në vitet ’90.

Ne e kishim statujën e tij në pjesën më qendrore të kryeqytetit. S’kemi aspak oreks të afrohemi me Rusinë. Në 33 vjet qysh se dolëm nga errësira kurrë nuk ka pasur një vizitë zyrtare të palës tonë në Moskë dhe asnjëherë një vizitë e nivelit të lartë të Moskës në Tiranë, dhe nuk na mungon! Por në vendet e tjera Rusia ka mjaft ndikim, kuptohet me nivele të ndryshme”,-tha Rama.

SHKARKO APP