Skena e frikshme në Sauk/ Gonxhe: Nuk e filmova dot, por…

Në një kohë që aksidentet rrugore janë kthyer në një problem madhor, kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhe ka treguar një skenë me të cilën është ndeshur në Sauk.

Ai shkruan se një prind me shpejtësi 100 km në orë mbante para vetes në timon fëmijën 6 a 8 vjeç. Po ashtu Gonxhe tregon se prindi reagoi duke e vendosur fëmijën në sendiljen e pasagjerit, pa i vendosur rrip sigurimi.

“Kthehesha nga puna, në unazë, segmenti Sauk-TEG, një Volvo SUV hyn në parakalim në kthesë pa sinjal, e arrij dhe ç’të shikoj! Fëmija 6-8 vjeç në rimon, koka e fëmijës trupimët te xhami, prindi shofer po argëtohej me 80-100 kmh me të birin sandviç mes tij dhe timonit! I bëj shenjë me kujdes: -je çmendur? A je në vete?!

Reagoi duke e hedhur fëmijën te krahu i pasagjerit, në këmbë, i pa lidhur me rryp sigurimi, në ecje! Prindi një mesoburrë, mbeta pa fjalë, i shokuar dhe i trishtuar.

Nuk arrita të filmoja dot skenën por hyra në shtëpi gjakprishur. Imagjinoni çfarë shembulli merr ai fëmijë, truri i tij sfungjer që krijon që tani nocionet më të gabuara, rreziku, papërgjegjshmëria, kurajo e atij prindi në mes të ditës në një nga akset më të trafikuara të kryeqytetit, tmerr!”, shkruan Gonxhe.

SHKARKO APP