Skënder Brataj: Si të kuptoni simptomat e goditjes nga i nxehti

Nga Skënder Brataj

Temperatura është një gjendje patologjike për shkak të faktorëve ekzogjenë dhe endogjenë që shkakton një ndryshim të sistemit të termorregullimit hipotalamik. Ajo çon në një ngritje të temperaturës së trupit mbi vlerën e konsideruar normale rreth 36.8 °. Temperatura ose ethet shfaqen pavarësisht nga temperatura e jashtme, në shumicën e rasteve në prani të infeksionit.

Hipertermia në goditjen nga të nxehtit është një rritje e temperaturës së trupit, për shkak të faktorëve ekzogjenë që çojnë në një rritje të temperaturës së trupit, po pa ndryshuar termorregullimin hipotalamik. Hipertermia shpesh ndodh për shkak të kushteve të veçanta klimatike tipike të verës, përkatësisht temperaturës së lartë të ajrit, lagështisë së lartë dhe ekspozimit të zgjatur në diell.

Hipertermia(Temperaturat e larta) Në rrezik sidomos fëmijët dhe të moshuarit. Temperatura e lartë, nivelet e lagështisë të barabarta ose më të larta se 90%, veprime jo korrekte ose të rrezikshme për shëndetin dhe ekspozimit i zgjatur në diell.  Këto janë disa faktorë që mund të predispozojnë goditjen nga të nxehtit.

Goditja nga të nxehtit është e mundur në të dy gjinitë, në çdo moshë ose gjendje shëndetësore. Personat më në rrezik janë fëmijët dhe të moshuarit sepse termorregullimi i temperaturës së trupit është më pak efikas dhe i pa aftë të menaxhojë ndryshimin e temperaturës së brendëshme të organizmit.

Temperatura e lartë. Zakonisht mendojmë temperatura e lartë është vetëm kur masim temperaturën e jashtme, por mund të ndodhë që i njëjti fenomen të ndodhë edhe për temperaturën e brendëshme të organizmit.

Në goditjen nga të nxehtit edhe pse temperatura e jashtëme rezulton normal, ajo e brendëshme mund të ngrihet deri në 38-39 gradë. Organizmi nuk arrin dotë ta stabilizojë temperaturën, d.m.th ta uli nën 37 gradë. Ky fenomen sjell mos përshtatmëri në organizëm dhe çon në ndryshim të metabolizmit, të ekuilibrit të disa funksioneve jetësore, ndryshime të sistemit hormonal dhe dhe sidomos në shkëmbimin gazoz.

Simptomat e goditjes nga i nxehti(dielli)

Ndryshimet mund të shfaqen me simptoma të ndryshme, sipas përkeqësimit të goditjes nga i nxehti: nga çrregullime jo specifike të tilla si astenia, lodhja, këputja, gjendje e përgjithshme e keqe. Mund të shfaqen nauzea dhe të vjella, dhimbje koke ose vertigini deri në probleme serioze fiziologjike, rritje të rrahjeve të zemrës dhe hipotensioni. Të ekspozuar ndaj rrezikut të goditjes nga nxehtësia janë veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit që kanë një sistem rregullimi të temperaturës më pak të gatshëm dhe efektiv për të menaxhuar situata të papritura dhe emergjente.

Mekanizmat rregullues të organizmit janë djersitja, pra eleminimi i lëngjeve dhe ftohja e sipërfaqes së trupit, dy veprime sinergjike të afta, në shumicën e rasteve, të cilat mbajnë në normë temperaturën e trupit, duke na ruajtur nga goditja nga të nxehtit.

Djerësitja si trajnim!  Sporti ka rol të rëndësishëm në mirëqenien e trupit tonë. Sporti ka rol edhe kur bëhet fjalë për termorregullimin, prandaj stërviteni atë për një performancë më të mirë. Një hulumtim i kryer në një grup ushtarësh në Nevada që iu nënshtruan stërvitjeve të përsëritura fizike në kushte ekstreme, treguan se trupat e stërvitur për të kryer sporte në vende të nxehta dhe me lagështirë të lartë, me kalimin e kohës ata priren të zhvillojnë një kapacitet djersitje më të madhe, pra termorregulluese. Trupi rrit aftësinë e tij për të eleminuar lëngjet përmes lëkurës, por duke ulur humbjen e kripërave minerale, gjë e cila nuk ndodh në trupat e pa stërvitur. Kjo tregon se trupi ynë kur trajnohet, ka mekanizma kompensator shumë të efektshëm.

Parandalimi. Ekzistojnë mënyra korrekte, parandaluese që ulin rrezikun e goditjes nga të nxehtit. Disa prej tyre janë:

Mos e ekspozoni veten ndaj rrezeve të diellit në momentet më të nxehta të ditës.

Mos bëni sforcime fizike në pjesën më të nxehtë të ditës, sidomos kur temperaturat janë të larta.

Kur lagështia e ajrit është në përqindje të lartë duhet të bëni:

Hidratim të rregullt me lëngje dhe dietën e duhur, në favor të një kompensimi të mundshëm të çrregullimit elektrolitik, veçanërisht natriumit, kaliumit dhe klorit. Mungesa e e një ekuilibri të tillë mund të shkaktojë një simptomatologji të theksuar në persona të ndjeshëm ndaj goditjes nga të nxehtit.

Po ashtu disa këshilla prkaktike janë të rëndësishme si: shmanngi rrobat e ngushta, shmangni veshjen e rrobave të zeza ose shumë të errëta sepse tërheqin rrezet ultraviolet dhe mund të ndihmojnë në në shfaqjen e hipertermisë. Mund të lageni dhe mbani lëkurën të lagur, duke lehtësuar kështu termorregullimin e jashtëm.

Trajtimi i Goditjes nga të Nxehtit

Shpejtësia është vendimtare. Kërkoni ndihmë menjëherë urgjencës mjeksore127, për ta transportuar në urgjencën spitalore. Deri në mbërritjen e ekipit duhet të ulim temperaturën e trupit nën 37 ° C. Ajo mund të kontrollohet duke vendosur akull në ball, sqetulla dhe inguine( rrëzë e kofshës) ku kalojnë arteriet e mëdha të trupit. Zakonisht temperatura e lartë, rreth 38.5 ° C ose më e lartë, është një mekanizëm mbrojtjës, por kur hipertermia lidhet me goditjen nga nxehtësia është e dëmshme, sepse trupi nuk është më në gjendje të kryejë funksionet e tij normale në temperatura kaq të larta. Gjatë shtrimit në spital do t’i rikthejmë vlerat termike në nivelet fiziologjike, duke hidratuar trupin me solucione fiziologjike të ftohta dhe solucione elektrolitike si ringer. Mund të përdorim trajtim të medikamenteve sipas simptomatologjisë, për shembull, nausea, të vjella e tjer. Në shumicën e rasteve, brenda 24-36 orëve problemi zgjidhet dhe pacienti, do të jetë në gjendje të vazhdojë trajtimin simptomatik në banesë.

SHKARKO APP