Skënder Brataj tregon simptomat e koronavirusit dhe ilaçet që po përdor

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha në studion e Ilva Now në Euronews Albania se ndihej mirë pas infektimit nga koronavirus dhe se shpresonte që shumë shpejt të kthehej në punë.

Brataj tha se tre ditët e para ishin shpërthim total i simptomave të dhimbjes së fytit, të kokës, kolla dhe temperatura e lartë. Drejtori u shpreh se mjekimi normal ishte paracetamoli, aspirina dhe takipirina. Dhe se sëmundja të jep një këputje fizike “sikur të kishte kaluar përsipër një kamion”.

“Shfaqja e menjëhershme të simptomave vjen pas periudhës së inkubacionit, kulmi i saj në 4-5 ditët e para. Shpërthimi vjen me temperaturë të lartë, dhimbje koke, fyti. Mendoj se e kam kaluar më të keqen e sëmundjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tri ditët e para ishin shpërthim i të gjitha simptomave. Kontrolli përmes medikamenteve më të thjeshta. Ilaçi i parë që përdora ishte paracetamoli dhe aspirina.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për fatin e mirë mendoj se hyj tek ai 80 për qind që e kalon me simptoma të lehta. Nuk është vetëm temperatura si simptomë.

Të dhemb çdo pjesë e trupit, që nga fija e flokut deri tek thoji i këmbës, sikur të kanë rrahur gjithandej. Dobësia më e madhe e kësaj sëmundjeje është se rri vetëm shtrirë, temperatura e përkeqëson më tej gjendjen”, – shpjegoi ai.

Kreu i Urgjencës bëri thirrje që në çdo rast të ruhet qetësia, ndërsa rekomandoi që në rastin e temperaturës dhe kollës, që siç shpjegoi janë mekanizma të mbrojtjes së organizmit, të përdoren medikamente vetëm në temperaturën mbi 38,5 dhe në rastin kur kolla bëhet shumë e bezdisshme dhe na pengon të flemë.

Brataj tha se fluksi i pacientëve që po regjistrohet aktualisht në vendin tonë nuk është shumë i madh, po ta krahasosh me vendet e tjera si Kina apo Italia. Kjo sipas tij për dy arsye:

“Që funksionuan masat e menjëhershme parandaluese të vendosura që me shfaqjen e rastit të parë, ndaj kjo duhet të vazhdojë. Dhe e dyta, njerëzit janë monitoruar në shtëpi me shenja dhe simptoma të lehta dhe ma do mendja janë shëruar. Ardhja e pacientëve në spitale janë ato raste që kanë pasur komplikacione”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?