Skënderbeu-Dinamo, policia: Ja masat për sigurinë e ndeshjes
Drejtoria e Policisë së Elbasanit ka publikuar masat që do të ndërmerren të mërkurën për shkak të zhvillimit të ndeshjes së Champions League, faza e “PlayOff”it, në mes të Skënderbeut dhe Dinamos së Zagrebit që do të luhet prej orës 20:45.
Autoritetet kanë njoftuar se do të ndalohet qarkullimi i mjeteve në disa segmente rrugore, saktësisht do të bllokohet shëtitorja nga stadiumi deri tek “1 maji”; nga bashkia deri në dalje të Unazës; nuk do të lejohen parkimet ne sheshin përpara pallatit të sportit; nga rrethrrotullimi i luleve deri tek rrethrrotullimi i Zaranikës si dhe nuk do të lejohet parakimi i automjeteve para stadiumit.
Po ashtu, është njoftuar se tifozët do të fillojnë të hyjnë në stadium dy orë para fillimit të ndeshjes, kjo me qëllim për të shmangur radhët në hyrje.
Lidhur me ndeshjen, do të angazhohen 140 punonjës policie nga FNSHja, 40 punonjës policie nga Sektori i qarkullimit rrugor, 140 punonjës policie nga Seksioni i Rendit, 50 punonjës policie nga Seksioni i parandalimit të hetimit të krimeve, si dhe 50 punonjës policie nga drejtoritë e tjera.
KOHA JONË SONDAZH

