Skënderbeu ribën historinë, arrin Europa Ligën dhe hakmerret ndaj Dinamo Zagrebit

Skënderbeu ka bërë mrekullinë duke u kualifikuar për herë të dytë në fazën e grupeve të “Europa League”. Korçarët kaluan në turin e katërt Dianamon e Zagrebit pas dy ndeshjeve të luajtura në Zagreb dhe Elbasan.

Në takimin e parë të luajtur në stadiumin “Maksimir” skuadra shqiptare mori një barazim me shumë vlerë, 1-1, ndërsa ndeshja e sotme e luajtur në “Elbasan Arena” përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0. Goli në fushë kundërshtare mbetet deçiziv pasi Skënderbeu jep për herë të dytë leksione duke siguruar grupet e një kompeticioni shumë të rëndësishëm siç është “Europa League”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?