Skënderbeu rrihet keq në Zagreb 4-1, eliminohet nga Champions League

 

Iken Skenderbeu nga eliminimi prej Dinamos se Zagrebit. Ka përfunduar ëndrra e korçarëve për të kaluar në fazën e grupeve të Champions League. Skëndërbeu është mundur me rezultatin e thellë 4-1 nga Dinamo Zagrebit në stadiumin “Maksimir” në Kroaci.

Dinamo ishte e para që shënoi gol në minutën e 9. Entuziazmi i fillimit të lojës bëri që djemtë e Mirel Joses të barazojnë vetëm një minutë më vonë nëpërmjet Esquerdinha. Ky do të ishte edhe goli i vetëm në takimin e sotëm.

Golat për skuadrën e Dinamos së Zagrebit u shënuan nga Soudani dy herë, Hodzic dhe Jeremy Taravel.

Ndeshja e cila u luajt një javë më parë në Elbasan Arena përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të Dinamos.

SHKARKO APP