Skeptikë për “bumin” ekonomik – Ekspertët rendisin arsyet që rrezikojnë rritjen

Ekspertët e ekonomisë janë skeptikë në lidhje me objektivat që qeveria ka vendosur mbi rritjen ekonomike në tre vitet e ardhshme, uljen e borxhit publik si dhe rritjen e investimeve.

Ndërsa ekzekutivi i mbështet projeksionet në rritjen e konsumit të brendshëm dhe zhvillimin e industrisë së shërbimeve, ekspertët rendisin disa nga arsyet përse program afatmesëm 2020-2022 është i parealizueshëm.

Argumentin e tyre, ekspertët e lidhin edhe me situatën aktuale ekonomike ku ndodhet vendi, me një rritje të paqëndrueshme si dhe faktin që buxheti faktik i 2018-ës, edhe pse i i rishikuar,  u mbyll me mosrealizim të ardhurash dhe nivel borxhi në masën në 67.2 për qind e PBB-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në programin buxhetor afatmesëm qeveria parashikon që rritja ekonomik në 2022 të jetë 4.5 për qind, borxhi publik në nivelin 59.9 për qind dhe defiçiti buxhetor në 1.1 për qind.

Swiss Digital Mobile Reklama

SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?