“Skifterat” vjedhin aktorin në Shkodër,
“Xhepistët” kanë përfituar nga dyndjet e tifozëve në Shkodër për ndeshjen Kroaci-Kosovë dhe janë hedhur në veprim.
“Viktimë” e tyre ka mbetur aktori i njohur Kosovar, Fatmir Spahiu, të cilit i kanë marrë telefonin, kuleten dhe disa sende personale.
Mirëpo, me ndihmen e policisë dhe të një aplikacioni “find my iphone” aktori i ka marrë iPhonin e tij, por jo kuletën shkruan LajmiFundit.al.
STATUSI
Mbram me kane vjedh e me kane thá ne Shkoder! Kuleten dhe telefonin! E tere kjo ndodhi tek kontrolli i pare nja 200-300 metra nga Loro Boriçi ! Rastin e lajmerova tek policia e Kosoves pastaj tek ajo e Shqiperise!
Me ndihmen e aplikacionit “find my iphone” nga telefoni i shokut tim qe ishte me mua dhe me insistimin e tij per te cilin e falemderoj dhe me gatishmerine e disa policeve civil fantastik te Shkodres Iphoni u gjet pas nje ore, kurse hajni u arrestua!
Pas lojes shkova ne polici per me dhane deklaraten dhe me mar telefonin dhe me pa punen e kuletes e cila kishte shume dokumente te rendesishme, por kuleta nuk u gjet edhe pse ishte ne te njeitin xhep me telefonin, gjithsesi policia ishte super profesionale dhe i falemderoj per kete gje!
Pjesa interesante ishte numri i Shqiptarve te Kosoves qe mbrem ishin te vjedhur, bile bile ju propozova ta themelojme nje sindikatë!”-LajmiFundit.al
KOHA JONË SONDAZH

