“Skifterët” laçianë bëjnë namin natën e Shën Ndout, vidhen 50 makina pranë me kishën

Këtë vit, si çdo vit tjetër, një numër i madh pelegrinësh iu drejtuan Kishës së Laçit, ku kaluan natën duke pritur të martën e mirë të Shën Ndout.

Është një ditë e shenjtë për besimtarët e kësaj kishe, mirëpo, episode të shëmtuara kanë ndodhur në qytin e Laçit, teksa njerëz të shumtë zbarkuan në pritje të ditës së mirë.

Fillimisht, rreth orës 23 të mbrëmjes, u raportua vrasja e një të riu para banesës së tij, teksa po zihej për një vend parkimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mirëpo, siç duket, asgjë nuk ka ngelur me kaq. Parkimet kanë vijuar të ngelen problem, teksa “newsbomb” mëson që qytetarët vendas që kishin parkingje, u kanë marrë vizitorëve të kishës dy-tre herë para.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, si të mos mjaftonte kjo, mbi 50 automjete janë vjedhur gjatë natës. Makinat janë hapur nga persona që ende nuk janë identifikuar, të cilët kanë mundur të marrin gjithë çka u ka zënë dora.

Edhe pse masat e sigurisë nga organet kompetente forcohen gjatë asaj nate, sërish bastisjet e automjeteve dhe incidentet e padëshirueshme, nuk kanë munguar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?