“Skifterët” shqiptarë çorientojnë hetuesit italianë

Identikë. Janë dy vëllezërit shqiptarë të akuzuar për më shumë se 100 vjedhje në shtetin fqinj. Edmond dhe Eduard Trushi, 30 vjeç, janë arrestuar në Saluzzo në akuzën e vjedhje. Ata u arrestuan gjatë një operacioni të koduar "Binjakët".

Gjatë kontrollit në shtëpi, bëjnë të ditur mediat e shteti fqinj, vëllezërve u janë gjetur sende të vjedhura prej tyre, dy ora Rolex si dhe sende të çmuara me një vlerë total 300 mijë euro.

Fakti që janë binjakë, tërësisht identikë, ka ngatërruar e hutuar jo pak hetuesit italianë, të cilët fillimisht mendonin se bëhej fjalë për një person, – raporton "La Stampa".

Për të komunikuar mes tyre, vëllezërit shqiptarë përdornin numra telefoni të vendeve jashtë BE-së, si nga Gambia, Mozambiku apo Pakistani, dhe i ndryshonin ato herëpashere.

Mediat italiane i kanë pagëzuar me emërtimin “vëllezërit Lupin”, ashtu si personazhi i njohur i filmave me kartonë, ndërsa në Shqipëria atyre u shkon përshtat emërimit “skifterët”.

Dy binjakët janë identikë dhe dallohen nga njëri-tjetri vetëm nga një tatuazh.

Binjakët do të dalin para gjykatës për akuzën e grabitjes, dhunë rezistenncë dhe plagosje të oficerit të policisë.

MAPO

SHKARKO APP