“Skifterët” vjedhin 21 iPhone 8 dhe iPhone X para syve të punonjësve
Një grup hajdutësh kanë arritur të vjedhin telefonat iPhone në vlerë prej 19 mijë dollarëve, edhe pse punonjësit ishin brenda dyqanit të Apple në New York në momentin e grabitjes.
Pesë të rinj janë filmuar nga kamerat e sigurisë në Huntington, ku për dy minutave vëzhgojnë situatën brenda dyqanit dhe në fund kur e kuptojnë se është momenti i “duhur”, vjedhin 21 telefona iPhone 8S dhe iPhone X.
Policia ka ofruar shpërblimin prej 5 mijë dollarë, për personat që kanë informacione për hajdutët që janë arratisur para syve të punonjësve dhe dhjetëra kalimtarëve të rastit që ishin para dyqanit.
Për të ua vështirësuar punën policisë në identifikim, ata kishin vënë në kokë kapela dhe kamerat e sigurisë nuk i ka filmuar fytyrat.
KOHA JONË SONDAZH

