Skuadra e PS-së në Vlorë, Rama: Duhet të arrijmë objektivin me 9 mandate
Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ndodhet në Vlorë, ku është takuar me përfaqësuesit e listës dhe me anëtarë të tjerë të PS në këtë qark. Në fjalën e tij, Rama tha se PS-ja ka si objektiv që të marrë 9 mandate në zgjedhjet e 25 prillit.
”Ato që nuk janë pjesë e betejës për 25 prillit por me shumë mirëkuptim dhe respekt për PS-në dhe me shumë përkushtim për qëllimin e përbashkët jo vetëm që nuk kanë shprehur asnjë pakënaqësi por janë bashkuar me ne dhe ne kështu do të kemi një skuadër më të gjerë sesa lista e deputetevë. Në të do të jenë bashkë me ne deri në 25 prill edhe deputetet që janë aktualisht në kuvendin e Shqipërisë që nga Vilma tek, Fatma, Ed Leka, Andrea që kanë pasur një kontribut të posaçëm në këto vite të mandatit të dytë dhe kanë qenë korrekt me angazhimet e kuvendit dhe kanë qëndruar vijimësisht pranë komunitetin. Ne jemi një skuadër ku pozicionet ndryshojnë ku secili bën detyrën sipas pozicionit dhe të gjithë bashkë shtyjmë përpara progresin që në Vlorë është në sy të të gjithëve dhe jemi të hapur për djem dhe vajza që meritojnë të kenë shansin e tyre. Duhet të kapim objektivin prej 9 deputetësh, është një sfidë që e kemi me veten, ne kemi bërë shumë për Vlorën dhe për të gjithë qarkun”, ka thënë Rama.