“Smarti” merr flakë në ecje, digjet dhe furgoni i Policisë Bashkiake. Dyshimet e policisë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Kamëz, ku dy automjete janë përfshirë nga flakët. Mësohet se një ‘smart’ është djegur në ecje dhe për pasojë ka marrë flakë dhe furgoni i policisë bashkiake.
Dyshimet e para lidhur me ngjarjen janë se flakët janë shkaktuar si pasojë e një defekti teknik në impiantin e gazit të makinës “Smart”, me drejtues shtetasin me inicialet I.H.
“Rreth orës 10:00 në Kamëz automjeti tip “smart” me drejtues shtetasin I. H, është përfshirë nga flakët në lëvizje.
Gjatë ndalimit është përfshirë nga flakët dhe një fugon i cili ndodhej i parkuar në krahun e rrugës prej nga ku ka veç dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti në impiantin e gazit të automjetit tip “Smart”.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftin e policisë.