“S’mban përgjegjësi për aktivitetet e veta”, KAS i heq gjobën Veliajt
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ i heq gjobën prej 75 mijë lekësh kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Veliaj ishte ndëshkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me argumentin se nuk ka raportuar aktivitetet që ka zhvilluar në këtë prag fushate.
Por sipas relatorit të çështjes, Koli Bele, Erion Veliaj nuk është përgjegjës direkt për raportimin e aktiviteteve që zhvillon.
Sipas tij, gjoba u hoq me shumicë votash të anëtarëve të KAS.
Sipas kodit të ri zgjedhor Institucionet Vendore dhe Qendrore duhet të raportojnë paraprakisht për çdo aktivitet që do të kryejnë deri në 25 prill.
Po ashtu investimet që nuk ishin parashikuar para datës 25 dhjetor nuk mund të promovohen në media për propagandë