SMS-të që fundosën Arben Ahmetaj, SPAK ia gjen të fshira te celulari, por specialistët…
Arben Ahmetaj u fundos vetë, sepse celularin ia kanë zbërthyer specialistët e SPAK.
Prokurorët kanë gjetur një aparat celular të markës Blackberry në shtëpinë e ish-bashkëshortes së Arben Ahmetaj.
Aparati ka qenë në përdorim nga ish-zyrtari i lartë. Ai është hapur dhe hetuesit kanë konsatuar se një pjesë e madhe e komunikimeve ishin fshirë, por ekspertët e laboratorit digjital të SPAK kanë arritur t’i rikuperojnë.
Rezulton nga zbardhja e sms se në gati tre muaj, Arben Ahmetaj ka patur 138 komunikime telefonike dhe 3287 mesazhe mes tij dhe Mirel Mërtirit.
Prokurorët kanë hetuar se me kaq shumë sms njeriu nuk komunikon me dikë tjetër kur nuk e njeh apo nuk ka interesa private apo financiare.
Nga komunikimet e gjetura midis tyre rezulton se bashkëbiseduesit kanë një raport tepër miqësor pasi në bisedat e tyre përdoren fjalet si: “O la” (nënkupton vëlla), “fratelo”, “tigër”, “i madh”…etj.
PJESE NGA BISEDAT
Mirel Mërtiri: Tek ‘Dreri’ jam ulur unë o la. Vonohesh?
Arben Ahmetaj: Për pak, jam akoma në mbledhje grupi.
Kohë më vonë zhvillohet tjetër bisedë mes tyre për një porosi që me sa duket Mërtiri ia kishte kryer Ahmetajt. Në episodet mes tyre, vihet re komunikimi i lirshëm, me nofka ndaj njëri-tjetrit.
Mirel Mërtiri: Fratelo, porosinë ta kreva.
Në një episod tjetër flitet po për takimin mes tyre.
Arben Ahmetaj: Tek ‘Sky’ jam. Ok, më thuaj kur e ke për mbarë.
Mirel Mërtiri: Ok, po vendose gjë, më thuaj deri nga ora 1.
Arben Ahmetaj: Është e gjithë PS në Korçë.
…..
(vazhdojnë shumë sms, të cilat ndodhen në dosjen e SPAK)
Ish zëvendëskryeministri ka mohuar të ketë patur lidhje me dy sipërmarrësit, duke deklaruar se Zoton mund ta ketë njohur në distancë, por duke pranuar njohjen me Mërtirin, me të cilin, vite më parë, ndodhej në të njejtin automjet, i cili u përfshi në një aksident të rëndë në Maqedoni, ku dhe Ahmetaj mbeti i lënduar. Hetimet e Prokurorisë, në të kundërt, nxjerrin në pah një lidhje të fortë mes tyre. Sipas Prokurorisë, transaksionet apo pagesat pas të cilave qëndrojnë dy biznesmenët “janë përfitime të parregullta, të dhēna personit nën hetim Arben Ahmetaj, në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose të terthorte, me qëllim kryerjen ose moskryerien e veprimeve që lidhen me detyrën dhe funksionin e tij, sjellje kjo e personit nën hetim që i ka mundësuar shtetasve Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri dhe subjekteve tregtare të regjistruara në emër të tyre apo të afërmëve të tyre apo të kontrolluara prej tyre, lidhjen e kontratave, në kuadrin e procedurave koncensionare të nisura nga Autoriteti kontraktor Ministria e Mjedisit”.
Në dokumentin dorëzuar në parlament, renditen një numër i konsiderueshëm aktesh ligjore dhe vendime qeverie të propozuara nga zoti Ahmetaj në mbështetje të procedurave për të tre projektet e inceneratorëve. Sipas hetimeve ai ka forcuar kontrollin dhe pushtetin e institucioneve në varësi të tij, për rastet e koncensioneve, ose ka dhënë vendime që nuk reflektonin problematikat e ngritura dhe nga vartësit e tij. “Në konkluzion, pasur parasysh, se të tre këto procedura kanë rezultuar me problematika të theksuara që kane sjellë dëm në buxhetin e shtetit… konstatohet se që në lindjen e këtyre procedurave e deri në perfundimin e tyre dhe përsa kohë që edhe janë kryer pagesa në kohën që shtetasi Arben Ahmetaj ka ushtruar detyrën e Ministrit te Financave, tregone më së qarti se roli i personit nën hetim Arben Ahmetaj, ka qene i tillë që, përveçse nuk është bërë pengues, ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova, se është shpërblyer për çdo miratim të dhënë prej tij”, vlerëson Prokuroria e posaçme.
Zoto dhe Mërtiri rezultojnë sipas hetimeve, të jenë dhe pas një vile në Hamallaj, “nēpërmjet transaksioneve të kalimit më parë të kësaj pasurie në emër të shtetasit Klodian Zoto, në vijim në emër të shtetasit Gerian Kuka e më pas në pronësi të shtetases Erjola Hoxha, bashkëjetuese e Arben Ahmetajt”., për një vlerë të deklaruar prej më shumë se 200 mijë euro. Vetë ish zëvendëskryeministri ka mohuar publikisht lidhjen me Zoton në rastin e blerjes së vilës “në mënyrë të rregullt e përmes transkasioneve bankare” nga bashkëjetuesja e tij. Kjo vilë është vënë nën sekuestro që prej muajit mars të vitit të kaluar, së bashku me një tjetër vilë në kompleksin turistik “Green Coast” në zonën e Palasës në bregdetin jugor të vendit. Prokuroria shpjegon se “nga të dhënat e administruara përgjatë këtij hetimi, ekziston dyshimi i arsyeshëm, i mbështetur në prova, se shtetasit Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, kanë porositur dhe fituar pronësinë që në vitin 2019, tē një vile, e porositur me kontrate sipërmarrje nga shoqëria “Inerte Express sh.p.k.”,me ortak shtetasin Mond Bega, kaluar në vijim, me qëllim të fshehjes së pronarit të vërtetë, shtetases Elda Dinaj, mikeshë e ngushtë e Albina Mançkës. Kjo vilë nuk është deklaruar ndoniëherë në deklaratat e pasurisë që shtetasit Arben Ahmetaj dhe Albina Mançka kanë dorëzuar pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit, Kontrollit te Pasurive dhe Konfliktit tê Interesave. Deri më tani ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova, se kjo vilë është përfituar me të ardhura që nuk mund të justifikohen me burime të ligjshme”.
Celulari i Ahmetajt ka zbërthyer shumë pikëpyetje në lidhje me disa akuza.