S’njoftuan policinë, prokuroria zbarkon në Rinas
Dy prokurorët Klodian Braho dhe Arenc Cela të Krimeve të Rënda, paraditen e sotme kanë mbërritur në zyrat e kompanisë ICTS, e cila duhet të garantonte sigurinë në Rinas. Ata do të marrin në pyetje punonjësit për veprimet.
Alarmi i policisë nga TIA-s u dha me vonesë 5 minuta e 21 sekonda nga momenti i cenimit të rrethimit. Jo vetëm kaq por ajo që është më e rëndë është fakti se gjatë kohës që po zhvillohej grabitja furgoni i policisë ishte në pistën e Rinasit por nuk u njoftua nga stafi I ICTS nënkontraktorit që përgjigjet për sigurinë.
TIA dhe ICTS nuk kanë njoftuar në kohë Policinë e Shtetit. Kjo e përsëritur edhe nga rasti i ngjarjes së vitit 2016, ku gjithashtu njoftimet kanë ndodhur me vonesë. Një ish-punonjës policie në Elbasan është shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në grabitjen që ka ndodhur në Rinas. Nga ekspertiza që është bërë rezulton se nga telefonatat që kanë bërë autorët ky ka komunikuar me ta dhe ka elemetë të bashkëpunimit.
KOHA JONË SONDAZH

