“Socialistët e kanë shtëpinë top”, Rama komenton letrën e të larguarëve nga PS për reformim të partisë

Në përgjigje të interesit të gazetarëve, kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe letrën e dërguar në adresë të tij nga një grup i socialistëve të larguar. Në letër, socialistët kërkonin ndryshime në programin dhe statusin e partisë. Në përgjigje Rama u ‘kap’ me pyetjen e gazetares e cila përdori termin, ‘socialistë të vjetër’.

“Nuk ka socialistë të vjetër, janë gjithnjë të rinj, mos harroni Dritëro Agollin ishte më i moshuar se ju me dekada, por ishte më i ri se ju. Kështu që mos flisni për socialistë të vjetër, të jesh socialist, do të thotë të mos jesh asnjëherë i vjetër. Jam këtu për ata që kanë humbur shtëpitë, socialistët e kanë shtëpinë top, të tjerat janë luks. Nuk kemi problem me shtëpinë socialiste” u shpreh Rama.

Në prag të Kongresit të Partisë Socialiste, 8 anëtarë të kësaj force politike, mes tyre ish-zyrtarë të lartë, kanë dërguar një mocion me kërkesën për reformimin e partisë. Përmes mocionit kërkohet rishikimi i programit dhe statutit të partisë, duke theksuar se duhet përjashtuar nga partia çdokush që ka manipuluar votat në zgjedhjet brenda saj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?