Socialistët e ”përjetshëm”, gara e fundit për 16 kryebashkiakë

16 kryebashkiakë socialistë do të hynë në garën e fundit për të drejtuar bashkitë. Në rast se këtë vit nuk do t’i penalizojë vota e qytetarëve, do hyjë në fuqi ligji për vetëqeverisjen vendore të 2015, i cili nuk lejon që kryetari të ushtrojë më shumë se tre mandate të njëpasnjëshme.

Në radhët e socialistëve ka 4 kryebashkiakë që hyjnë në garë për mandatin e tyre të katërt radhazi. Idenë për të kërkuar një punë tjetër mund ta kenë të vështirë tre kryebashkiakë të mazhorancës që drejtojnë bashkinë e Poliçanit, Belshit dhe Maliqit.

Rekordmeni i socialistëve Gëzim Topciu, i zgjedhur i PS-së për të të kërkuar mandatin e shtatë radhazi më 14 Maj, në rast se do të fitojë në këto lokale, pas 4 vitesh do t’i duhet të mendojë për një plan tjetër larg karriges së kryetarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeverisja vendore do të ndryshojë drejtuese, të paktën nga të majtët, pasi bojkotimi i opozitës në vendoret e 2019, numërimi për ta nis nga 14 maji i 2023.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?