Socialistët e Tiranës: Votoni vetëm për Fatmir Xhafaj, Mimi Kodhelin dhe Pandeli Majkon
Baza e PS në qarkun e Tiranës ka shpërthyer në revoltë kundër Edi Ramës. Të pakënaqur nga qeverisja e tij 8-vjeçare si dhe nga kandidimi me hile i disa emrave ikonë në PS si Fatmir Xhafaj, Mimi Kodheli e Pandeli Majko, të cilët janë vendosur nga kryeministri në zonën e “vdekjes politike”, socialistët kanë krijuar një grupim me emrin “ Të shpëtojmë PS nga emigrimi”. Ky grupim kërkon në facebook që të mos votohet asnjë emër që ka vendosur Edi Rama nga lista e sigurtë pasi janë pa kontribute në PS, bile njihen si hienat e socialistëve, sepse po vjedhin buxhetin e shtetit dhe bashkëpunojnë me organizata kriminale.
Grupimi socialist bën thirrje të hapur: Votoni vetëm Fatmir Xhafaj, Mimi Kodhelin dhe Pandeli Majkon!
Socialistët e thjeshtë, duke ndjerë humbjen e thellë të PS dhe Ramës në këto zgjedhje, kerkojnë që njeri prej këtyre të marrë PS, pas humbjes.
Ndërkohë në lojë për të marrë drejtimin e PS-së është edhe kryebashkiaku Erion Veliaj i cili i ka mëshuar faktit se duhet përbashkuar e majta. Po kështu edhe Ditmir Bushati do të kandidojë për kryetar të PS, sapo të japë dorëheqjen apo të shkarkohet e Edi Rama pas 25 prillit.
Socialiatët janë shumë të zhgënjyer me drejtimin e PS nga Rama, pasi ai mori dhe ngriti në përgjegjsi vetëm hajdutë dhe rilindas.
KOHA JONË SONDAZH

