Socialistët mbledhin Kongresin më 4 nëntor, do të zgjidhen strukturat e reja të partisë

Socialistët kanë vendosur ta shtyjnë Kongresin e më 4 Nëntor, për tu dhënë më shumë kohë të deleguarve të bëjnë analizën e kërkuar nga strukturat.

Kongresi do të jetë i fokusuar te partia dhe riformatimi që kryesocialisti Edi Rama ka paralajmëruar. Asambleja e 4 Shtatorit solli ndryshime të sekretariateve të partisë, që votën finale do ta marrin nga anëtarët e Kongresit.

Këtë të mërkurë, kryeministri Rama zgjodhi ti bashkohej mbledhjes së grupit parlamentar, ku përveç porosive për Kongresin, kërkoi më shumë angazhim nga deputetët në seancë plenare, sidomos përgjatë muajve të ardhshëm, ku kryefjalë do të jetë buxheti.

Sekretariati i ri i PS

Sekretar i Përgjithshëm-Blendi Klosi
Sekretari i Organizimit-Ardjan Çela
Sekretar i Burimeve Njerëzore-Eduard Ndreca
Sekretare e Gruas-Evis Kushi
Sekretar Dixhital dhe i Rinisë-Etien Xhafa
Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë-Romina Kuko
Sekretar i Çështjeve Zgjedhore-Ardian Salianji
Sekretare e Programit-Milva Konomi

SHKARKO APP