Socialistët ndryshojnë emrin në Kamëz, nga “Bulevardi Blu” do të quhet “Nënë Tereza”

Në pesë vjetorin e shenjtërimit të “Nënë Terezës” socialistët kanë vendosur që t’i ndërrojnë emrin bulevardit kryesor në Kamëz. Nga “Bulevardi Blu” tashmë do të mbajë emrin “Nënë Tereza”.

E pranishme në ceremoninë e vendosjes së shtatores ka qenë edhe ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali.

“Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës është kujtesë e fortë për mbarë botën se ç’mësim njerëzor i dha kombeve shqiptarja humaniste. Në Kamëz, bashkë me Kryetarin e Bashkisë, Rakip Suli dhe Kryetarin e Këshillit të Qarkut, Aldrin Dalipi, inaguruam shtatoren e shenjtores sonë në bulevardin e qytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me vendim të Këshillit Bashkiak. Bulevardi kryesor i qytetit do të mbajë emrin Bulevardi “Nënë Tereza”, në nder të emrit dhe misionit të Saj të papërsëritshëm”, shkruan Spiropali.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?