Socialistët në KQZ refuzojnë të zbatojnë urdhërimin kushtetues të Presidentit

KQZ zhbën dekretin e Presidentit të Republikës për anulimin e zgjedhjeve. Ndërkohë që kryetari i KQZ-së Klement Zguri është larguar në mënyrë demonstrative nga mbledhja duke thënë se asnjëherë më parë dekreti i Presidentit nuk është vënë në diskutim, ka qenë nënkryetari Denar Biba, përfaqësues i PS që ka drejtuar mbledhjen.

Biba e quajti dekretin e Presidentit të Republikës Ilir Meta një akt administrativ absolutisht të pavlefshëm, duke akuzuar Kreun e Shtetit se refuzon të zbatojë urdhërimin kushtetues për caktimin e një date zgjedhjeje.

“Vetëm 20 ditë para datës së zgjedhjeve Presidenti ka vendosur shfuqizimin e dekretit të zgjedhjeve në 30 qershor. Ky dekret i dytë që shfuqizon dekretin e nëntorit, është një akt administrativ absolutisht i pavlefshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke shfuqizuar sot dekretin e nëntorit, Shqipëria është pa datë zgjedhjesh. Kompetencat janë të përcaktuara me ligj, ushtrimi i tyre i detyrueshëm.
Presidenti me vetëdije refuzon të zbatojë urdhërimin kushtetues. Akti administrativ absolutisht i pavlefshëm konsiderohet se nuk ekziston”, tha ndër të tjera Biba.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai tha më tej se “KQZ ka detyrimin të vijojë me organizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit”, e duke qenë se maxhoranca ka shumicën në KQZ, vendimi është i parashkruar.

“Unë vlerësoj që KQZ ka detyrimin të vijojë me organizimin e zgjedhjeve të datës 30 qershor. Unë vlerësoj që KQZ ka detyrimin të vijojë me organizimin e zgjedhjeve të datës 30 qershor, sikundër kushtetuta e vlerëson KQZ ka detyrimin, nuk e kemi opsion, kemi detyrim të vijojmë punën për t’i çuar shqiptarët të shkojnë të votojnë për të zgjedhurit lokalë. Kemi detyrimin t’ua mundësojmë këtë”, tha Biba.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?