“Socialisti i zhgënjyer”, Taulant Balla zbulon një foto të para dy viteve
Opozita po zhvillon protestën para Kryeministrisë, teksa i treti në podium ka dalë një aktivist i njohur me emrin, Agim Kaca.
Sipas PD-së, ai është një socialist i zhgënjyer, që sot iu bashkua PD-së. Kjo ka bërë që me këtë fakt, të bëjë ironi dhe deputeti socialist Taulant Balla.
“Lulzim, e bëre zbor këtë gjoja ‘socialistin’. E nxore edhe para dy vitesh në një takim elektoral në Dibër. Nuk ka qenë asnjëherë anëtar i Partisë Socialiste ky. Siç ka thënë me të drejtë Jozefina Topalli: “Luli t’rren edhe kur e pyt sa asht ora”. Edhe sot gënjeu”, shkruan Balla.

KOHA JONË SONDAZH

