“Sofra Çame”,me kostume karakteristike, këngët dhe vallet e traditës, në Sarandë

“Sofra Çame”: ky ishte titulli  i performancës artistike që u dha mbrëmjen e së shtunës në sallën e Bashkisë së Sarandës, me pjesëmarrje të një publiku me përkatësi nga komuniteti i Çamërisë dhe miq të tyre të shumtë në qytet. Përmes kësaj veprimtarie u shpalos pasuria folklorike, këngët e vallet karakteristike, kostumet e shumëllojshme dhe tradita po kaq e pasur me rite tradicionale të kësaj krahine.

Organizimi i këtij koncerti ishte plotësim i një detyrimi  ndaj njerëzve të krahinës së Çamërisë dhe ndaj traditës folklorike dhe patriotike të saj.

Emocion të veçantë krijuan vajzat artiste që inskenuan ninullën e djepit, ritin e qerasjes së mikut, interpretimin e valles me  tumane të kuqe etj. Në performancën artistike gjithashtu ishin pjesë organike pjesët filmike që ndriçuan figura si ajo e Hasan Tahsinit, Bilal Xhaferit etj. Bukur erdhi edhe realizimi i Valles së Osman Takës, por edhe performancat me lulet identifikuese të kësaj krahine, si: borziloku,  manxurana dhe Trëndafili i Çamërisë, tha mes të tjerave Sildi Koqini një nga organizatoret e “Sofrës Çame” në Sarandë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Koncerti “Sofra Çame” ishte ndërkaq edhe një prezantim  i motiveve dhe ngjyrave në kostumet e krahinës, të cilat u porositën dhe  kompletuan për moshat rinore e fëminore, falë donatorit Proletar Hasani.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sofra Çame” ishte një koncert shumë i vlerësuar edhe për faktin që protagonistë të saj u bënë të rinj e të reja dhe fëmijë, që vazhdojnë t’i japin jetë folklorit të mrekullueshëm të Konispolit dhe gjithë Çamërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?