“Sofra e Elbasanit”, traditë e bujarisë hap dyert për t’i uruar mirëseardhjen Pranverës

Elbasani që me ardhjen në krye të Bashkisë te një të riu pasionant dhe punëdashës për qytetarët si Gledian Llatja, qyteti dhe njësitë e bashkisë ka ndryshuar, është më i jetueshëm dhe më i kërkuar nga turistët.

Duke patur edhe dy deputetë të njohur si Evis Kushi dhe Damian Gjiknuri, bashkia ka marrë jetë.

Elbasani, qyteti i shumë portave dhe sofrave, ka hapur dyert dhe mirëpret me qindra miq jo vetëm nga vendi, por edhe trojet shqipfolëse e më tej, për të festuar Ditën e Verës. Tradita shekullore në Elbasanin e luleve, ëmbëlsirës së ballokumes, në qytetin e artit, kulturës, arsimit, trashëgimisë kulturore dhe kulinarisë vazhdon, ku sofrat e qytetit janë të shtruara për të gjithë miqtë për t’i uruar mirëseardhjen pranverës.

Si festë pagane, “Dita e Verës’, shpreh adhurimin dhe simpatinë për natyrën dhe veprat e saj mbi tokë. Ndaj, Elbasani është shndërruar në kryeqendër të festimeve edhe këtë 14 mars, ku nën kujdesin e veçantë të kryetarit të Bashkisë Gledian Llatja, do të realizohen një sërë aktivitetesh artistike, për fëmijë, të rinj e të rritur.

Festimet e ditës së verës kanë nisur me shumë aktivitete si edhe “Sofra e Elbasanit” me temë: “S’vyshket Lulja e e Elbasanit, s’mehet Sofra e Bujarisë”.ku gërshetohet tradita, e lashta me modernen, e bukura dhe kënaqësia, miqësia dhe dashuria. Qendra e Artit, ka sjellë ripërjetimin e Sofrës Elbasanase, që bën bashkë kulinarinë, folklorin dhe traditën.

E konceptuar me dekor që sjell ndjesinë e Kalasë së Elbasanit, inskenim i dasmave të vjetra elbasanase, gatim live si në një shtëpi të vjetër Elbasani. Nën moderimin e Xhani Shqerra, i pari i sofrës Gledian Llatja i ka uruar mirëseardhjen miqve, si edhe një urim për Ditën e Verës, “Sofra e Elbasanit” ka qenë gjithmonë plot për miqtë, ndaj mirëseerdhët në Elbasan. Ne kemi shumë tradita qytetare, shumë këngë, ndaj uroj të kënaqeni bashkë me miqtë e tonë në Elbasan. Këto janë vlerat tona, ne jemi ai qytet i lashtë që ka mbjell kulturën, dijen dhe arsimin. Ne jemi Elbasani, dhe ne e kemi traditën e Ditës së Verës të cilën do ta vazhdojmë ta trashëgojmë ndër breza”, tha z. Glediam Llata.

Në këtë event kanë nderuar me pjesarrjen e tyre deputetët e Elbasanit si edhe drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri, artistë të këngës popullore, tenori Kastriot Tusha, vëllezërit Zena, Shkëlzen Jetishi. Sofrën e ka përshëndetur Ansambli Kombëtar i Tiranës, si edhe etnologu Thanas Meksi, i cili kontributin e tij e ka dhënë duke shkruar për vlerat e Elbasanit.

Në sofrën e Elbasanit gëzon fëmija bashkë me të rritur njësoj, në qytetin ku është krijuar dhe formuar sofra e madhe e mikpritjes e lajmëtares së verës në mbarë vendin. Në Elbasanin ku ndryshimi duket sapo hyn në qytet, në Elbasanin tradicional dhe shumë shekullor. Elbasanllinjtë në këtë ditë mblidhen në sofra dhe festojnë për më shumë begati e shëndet, ata falenderojnë natyrën, Perëndinë për këtë mrekulli qe ka dhuruar, stinën e veres.

(shikoni foto të mrekullueshme nga aktiviteti)

SHKARKO APP