“Sofra e vjetër” në Tragjas të Vlorës
“Sofra e vjetër” në Tragjas të Vlorës është një nga ato vendet e rralla plot traditë të vjetër shqiptare që i mbetet në mend kujtdo që e viziton.
Ngritur në kodrat e gjelbëruara të Tragjasit të vjetër, mbi detin Jon, ky stan ka një lloj magjie brenda tij, sa duket si i dalë nga përrallat.
Melodia e fyellit të Sofos, fjetja në shtëpizat me çati të punuara me kashtë, ushqimi i gatuar me saç e teknika të tjera të vjetra të stërgjysheve, natyra e bukur, mikpritja e veçantë, ia shtojnë vlerat këtij vendi ku në kohë të vjetra barinjtë dhe bagëtia mbushnin kodrat e Tragjasit”- shkruan Edi Rama nga New Yorku ku ndodhet në Samitin e OKB.