Sofra Pukjane, një institucion i ruajtjes dhe promovimit të velrave të zonës
Nga: Ing. Kol Dedaj, studiues
Rrethi i Pukës i ndodhur në qendër të zonës veri-lindore të Shqipërisë është i njohur në mbarë vendin për bukuritë e saj natyrore, pasuritë e saj nën dhe mbitokësore dhe resurset njerëzore. Me zhvillimet e post viteve 1990, popullësia e këtij rrethi pati në vazhdimësi migrim dhe emigrim të saj. Por kurrë nuk e harruan Pukën dhe mbartën me vete kudo dashurinë dhe vlerat e saj. Tashmë njerëzit e kanë kuptuar se përmes nismës dhe iniciativeve private mund të zhillojën Pukën dhe të krijonë mirëqënje dhe të ardhuar për familjet e tyre kryesisht në sektorin e biznesit dhe turizmi, ndaj kanë tentuar të kthehen, por ka akoma shumë mungesa kryesisht në infrastruktur e për më tepër në zonat e thella të saj. Prandaj është shumë e nevojshme dhe kontributi i Sofrës Pukjane, që duke bashkuar energjitë të ndihmojmë në shfrytëzimin e këtyre resurseve.
Sofra Pukjane në vetëvete është një organizim vullnetar i grupimit të biznesmenve dhe intelektualeve Pukjanë dhe ka si qëllim promovimin e vlerave Pukjane. Edicioni i 16 i së cilës u mbajt me datë 6-tetor 2024 në qytetin e Pukës dhe bashkoi në vendlindjen e tyre shumë prej pukjanëve, të cilët ndër vite u larguan në kërkim të kushteve më të mira të jetesës. Ky aktivitet tashmë është bërë traditë në organizimin e tij të përviteshem në të cilin marrin pjesë edhe të ftuar dhe miq nga mbarë vendi e më gjërë.
Edicion i 16 i Sofres Pukjane ishte i konceptuar dhe organizuar deri në detaj nga grupi organizatore i përfaqësuar nga sekretari Lazër Mëhilli dhe Kryetari I Sofrës Pukjane Z. Tonin Alia (Mjeshtër I Madh) ku, çdo gjë gjendej në vendin e vet duke u rritur dhe përmirësuar nga viti në vit. Një risi dhe vlerë e shtuar e saj ishte bashkerëndimi dhe mbajtja në një ditë me panairin ‚‘AgroTurizmit Pukjanë,, produktet e të cilit janë 100% bio, tashmë një markë e preferuar në gjithë vendin.
Sofra Pukjane u përshëndet nga Kryebashkiaku së Pukës Z. Rrok Dodaj, dhe ai Fushë-Arrëz Z. Hil Curri, dhe kryetari i Sofrës Pukjane i cili ndër të tjera theksoi: Ndonse vëllezërit dhe motrat tona u zhvendosen nga Puka kudo në Shqipëri dhe jashtë saj, kurr nuk e harruan Puken dhe vlerat, traditat, bujarin, fisnikerin, mikepritjen, e saj, të cilat u promovimin, u ruajtjen dhe u ngriten në Institucion në këtë trevë falë edhe kontributit te Sofrës Pukjane.
Jemi munduar që gjatë gjithë viteve të kemi vemendjen në zhvillimin e kulturës Pukjane, talenteve të reja e ata ekzistues. Kemi mbështetur vazhdimisht diten e Kulturës Pukjane, festivalin mbarëkombëtar të fëmijeve Fushë-Arrëz, ku për 20 vite rresht ishte shumë i suksesshem. Festivalin e fëmijeve mbarëkombëtar të talenteve të reja në edicioni e 10-të në Pukë. Kemi respektuar dhe kumunikuar vazhdimisht me strukturat e religjoneve fetare që ushtrojnë veprimtarine në zonen tonë. Jemi përpjekur të zbusim sadopak dhimbjen e vuajtjet e njerzëzve në nevojë. Sofra Pukjane, dhe antaret e saj kanë pasur dhe do të kenë vazhdimisht në vëmendje dhënjen e kontributit të tyre në raste të fatëkeqësive natyrore e shëndetsore. Nga anëtaret e Sofrës Pukajne, janë ndërtuar e rikostruktuar, shtëpi e bujtina, etj.
Në kuadër të 30 vjetorit të vizitës historike të Nobelistes dhe shnjëtores Shqiptare ‘’Nënë Tereza’’ në Pukë (1994-2024) u lançua nisma e anëtarit të Sofrës Pukjane, intelektualit dhe biznesmenit të njohur Dedë Malutaj për sponsorizimin e shtatorës së Nënë Terezës, në sheshin që mban emrin e saj në Pukë. Në përfundim një falenderim i veçantë shkon për të gjithë anëtaret e Sofrës Pukjane: Tonin Alia, Rrok Gjoka, Mark Gjinaj, Arjan Ndoja, Ndoc Mustafa, Lazer Mhilli, Lush Osmani, Ded Maluta, Petrit Syla, Mark Luli, Pashk Rrapi, Kujtim Kola, Agim Kola, Andrea Zaja, Pal Cara, Lulzim Pepa, Vasil Muslia, Mark Frroku, Ilir ibraj, Shkurt Lasku, Alban Papushi, Ndue Shani, si dhe ju uroj mireseardhjen anetareve te rinj Tonin Prendi dhe Nikolin Qafa. Përmbyllja e këtij eventi u bë me shtrimin e drekës zyrtare e mbështetur nga Biznesmenët Pukjanë nismëtar të tij.