Sokol Balla njofton largimin e tij zyrtar nga “Top Channel”
Gazetari dhe moderatori i njohur i Top Story, Sokol Balla ka njoftuar sot largimin e tij nga televizioni kombëtar Top Channel.
Nëpërmjet një statusi në Twitter, Balla ka lajmëruar dorëheqjen e tij duke uruar njëkohësisht edhe ndjekësit në rrjetin social.
“Uroj qe jeni duke kaluar bukur. Ky vit mbyll shume kapituj per shume nga ne. Nje nga ata edhe une. Ne kete fund 2017 dua te uroj se pari koleget e mi te @topchanneltv me te cilet kalova me shume 12 vjet te paharruar, dhe me te cilet rruga ime sot ndahet. Gezuar 2018! Koli“,- shkruan Balla në Twitter.
Balla prej disa kohësh ishte gjithashtu drejtor i informacionit të Top Channel, ku para pak javësh ai u hoq nga posti në fjalë duke u zëvendësuar nga Endri Xhafo i cili mendohet gjtihashtu se do të zëri vendin e moderatorit edhe në formatin e njohur të debatit “Top Story”.
Ndërkaq, ditët e fundit qarkullon në formën e thashethemit edhe vendi ku gazetari i njohur Sokol Balla do të drejtohet. Mendohet se në negociata e sipër janë edhe dy alternativat e tjera televizive, Vizion Plus dhe RTSH për mbajtjen e postit të drejtorit të departamentit të informacionit gjë kjo e cila pritet të anoncohet në ditët në vazhdim.