Sokol Balla trazon politikën: Zgjedhje të parakohshme në tetor dhe Rama president në 2027!

Placeholder Image

-Nga Spiten Prulli-

Analisti, gazetari dhe moderatori i mirënjohur Sokol Balla mbrëmë kishte një emision në Report TV ku tema qëndrore ishte që në tetor ka zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Balla, me disa kolegë të njohur të medias shqiptare, thanë ndër të tjera se pse në tetor ka mundësi të madhe që vetë Edi Rama ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme politike, ndonëse si rregull është opozita që kërkon zgjedhje të parakohshme e jo pushteti.

Dhe Sokol Balla nuk është pa informacion të besuar.

Në emision u tha se Edi Rama pas kësaj fitore plebishitare  të 14 majit të futet në zgjedhje politike synon të marrë me shumë se 80 deputetë. Me Lulzim Bashën dhe Tom Doshin ai bën numrin 94 deputetë, aq sa duhen për të bërë ndryshime kushtetuese, të cilat Rama i synon, por me këtë parlament të sotëm nuk i bën dot.

Nikoll Lesi i “KOHA JONE” insistoi se me këtë lëvizje Edi Rama merr dhe mandatin e katërt si kryeministër dhe hyn në histori si kryeministri me më shumë mandate, por çështja është viti 2027.

Në vitin 2027 mbaron mandati i Erion Veliajt dhe sipas ligjit ai nuk kandidon më për kryebashkiak, ndonëse do ta fitonte mandatin e katërt. Po në vitin 2027 mbaron mbaron mandati i presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Por me këto kompetenca presidenciale Edi Rama nuk hyn në presidencë, ndaj Rama do ta ndryshojë kushtetutën ku do ti rrisë kompetencat Presidentit të Republikës (natyrisht duke patur parasysh vetveten).

Me këtë rast ia dorëzon (viti 2027) drejtimin e PS-së Erion Veliajt që natyrisht do të futet në zgjedhjet e 2027-ës për tu bërë kryeministër, por me një PS të kontrolluar nga Edi Rama.

Ndaj në tetor të këtij viti mundësia për zgjedhje të parakoshme është e gjithëkërkuar. Edhe Berisha, që tashmë me rikthimin e Lulzim Bashës nuk ka asnjë shans të marrë PD, pra do të krijojë partinë e tij e cila thuhet se do të quhet “Partia e Sali Berishës”. Me këtë rast Berisha thotë se do ti fitojë zgjedhjet, por nuk ka shans. Gjithsesi do të fusë një grup emrash si deputetë stoikë të tij. Po kështu edhe Ilir Meta ka interes për zgjedhje në tetor sepse futet si deputet në parlament dhe pesha e tij si ish-president ka forcë në sallën e kuvendit. Me këtë rast PL rrit edhe numrin e deputetëve. Edhe Lulzim Basha që me 29 korrik merr PD zyrtarisht përsëdyti, ka interes të ketë emrat e tij në parlament.

Edhe Arlind Qorri që bëri emër në zgjedhjet e 14 majit synon të jetë në parlament dhe realisht do të jetë deputet.

Eedhe ambasadorët kryesorë si ai i SHBA nuk ka ardhur akoma, i BE ikën, po kështu dhe i Britanisë së Madhe largohet, pra ambasadorët vendimmarrës për fatin e Tiranës zyrtare nuk ndodhen në këto muaj.

Nëse futet në zgjedhje Edi Rama bën spektakël si mjeshtër që është, por edhe Erion Veliaj do të mbushë motorët elektoralë pasi shikon vitin 2027 në krye të PS-së.

Në të vertetë disa deputëtë të PS-së ,nga plejada e vjetër, Edi Rama nuk do ti kandidojë më, sikurse edhe disa deputetë nga rilindja që janë me akuza do ti lerë jashtë parlamentit që SPAK-u ti arrestojë si ish-deputetë!

Një skemë përfekte, ku të gjithë dalin të kënaqur; edhe pushteti, por edhe opozita!

Por mund të ndodhë si te ajo kënga e Ramës kur kandidonte për kryebashkiak “Jetojmë në Tironë, gjithçka mund të ndodhë”, pra që Rama i rrotullon të gjithë rreth kësaj ideje dhe nuk i çon fare në zgjedhje të parakohshme!

SHKARKO APP