Sokol Dautaj lë spitalin dhe i rikthehet grevës: Dosja kalon në SPAK
Sot shënohet dita e 12 e grevës së naftëtarëve të Ballshit. Sakaq mësohet se kreu i Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj ka lënë spitalin dhe i është rikthyer grevës së urisë duke thënë se do jetë këtu edhe sikur sot të vdesë. Dautaj bën të ditur se dosja e tyre do i kalojë SPAK-ut dhe se lufta e tyre është për dinjitet që të mos tallen më me ta çdo 6 muaj apo një vit.
“As dua ta marrë fare se çfarë risku kam mbi shëndetin tim dhe flasë këtu në emër të të gjithëve. Nuk do ngelet pronarë dhe mashtrues që kanë ardhur në rafineri nuk mund të bëj shoë me jetën tonë dhe me naftëtarët për 6 muaj dhe për 1 vit. Unë do hyjë prapë në greve dhe vdekja të më vijë sot, nuk do të zëvendësohet askush. Sic keni qenë mbështetje deri sa të vijë një përgjigje ashtu siç doni ju kolegë, kush tenton të bëjë lojërat dhe të pastrojë lekët e të iki e të tallen dhe mos të mbajnë përgjegjësi. Shkoni te porta, ku është ky pronar që nuk e han meraku për naftëtarët, nuk di çfarë t’u them tjetër po ky është një problem social i gjithë qytetit jo vetëm atyre naftëtarëve që janë brenda. Këtu duhet solidaritet i të gjithë biznesit. Ne nuk kërkojmë lëmoshë, nuk vdes njeri për bukë, kjo protestë bëhet për dinjitet. Unë kam firmosur dje që dosja jonë ti kalojë SPAK-ut, kryeministrit dhe prokurorisë së përgjithshme, presidentit”, tha Dautaj