Sokol Feka, ushqime me listë në dyqan

Majori i ushtrisë shqiptare që u rrëzua në Spanjë me një helikopter të mbushur me drogë, në dyqanin e lagjes ku jetonte në “Kombinat” ka lënë një listë të gjatë ushqimesh pa paguar.

Në rrugën “Anri Buazen” ku ndodhet shtëpia me qera e Sokol Fekës, për pilotin e dekoruar 5 herë të Bazës Ajrore të Farkës komshinjtë nuk gjejnë dot lidhje mes jetës së tij në varfëri dhe trafikut ndërkombëtar të drogës.

Vjollca është shitësja e dyqanit ku blinte dhe familja Feka dhe tregon për Ora Newsse Sokoli në shumicën e kohës ushqimet i merrte me listë, për t'i paguar ditën e rrogës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vjollca: “Unë kam një dyqan aty dhe ata vinin e merrnin me të shënuar, jo më që të ishte në ato gjëra. Ai ishte njeriu më i mirë që ekziston këtu, nuk e dinim që kishte të tërë ato grada. Sepse ai as nuk është marrë me pisllëqe, ishte aq i thjeshtë. Ai nuk hyn fare te puna e drogës. Ka kaq vinte që rri me qera. Një njeri që merret me drogë nuk rri me qera, po vete e ble shtëpi e katandi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tjetër komshije e Majorit: “ Po njeri i mirë, shumë i qetë. S’ ka për bukuri. U çuditëm”.

Familja e Majorit të ndjerë, Sokol Feka, banon me qera në katin e tretë të një banese në zonën e “Misto Mames”. Komshinjtë preferojnë të mos flasin për kameran tonë, ndërsa bashkëshortja e të ndjerit reagon deri e revoltuar ndaj gazetarëve që janë shfaqur shpesh këto ditë në oborrin e saj.

Gruaja e majorit Erjola Feka: “ Na lini të qetë! Po të kërkoj një nder të madh. Na lini, është një hall shumë i madh për ne! Të lutem! Të lutem!”

Ende nuk dihet se kur do të vijë trupi i pa jetë i Majorit në atdhe, teksa familjarët kanë filluar negociatat me Ambasadën spanjolle për plotësimin e dokumentave.

Pavarësisht se ishte një nga 5 pilotët elitë të Flotës Ajrore Shqipare, Majori Feka paguhej 53 mijë lekë në muaj, teksa përfitonte edhe honorare për çdo fluturim të kryer brenda vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?