Sokol Mjaçaj është paguar për të vr*rë shokun e qelisë. Ar*ma i është dërguar me dron
Një kryengritje në burgun e Peqinit, atje ku siguria është e lartë, por sot u vra një i dënuar nga shoku i qelisë. Sokol Mjaçaj i dënuar me burgim të përjetshëm, është konfliktuar me të dënuarit Arben Lleshi dhe Indrit Shaqja.
Pas plagëve të marra, Lleshi u dërgua në spital, por aty ka humbur jetën, ndërsa Shaqja është jashtë rrezikut. Ndërsa i burgosuri i tretë i përfshirë në përleshje ka qenë edhe Ilir Xhakja. Mjaçka është i dënuar për vrasjen e dy të turistëve çekë, dhe paraditen e sotme mori peng nën kërcënimin e armës punonjësit e kuzhinës në institucionin e heqjes së lirisë.
Një nga të dënuarit në burgun e Peqinit ka telefonuar nga një numër i brendshëm nga kabinat e telefonave të burgut gazetaren Anila Hoxha. Gjatë komunikimit me gazetaren, ai ka treguar versionin e tij të ngjarjes, ndërsa thotë se Lleshi është në gjendje të rëndë shëndetësore. ”Unë jam i sigurt që Mjaçaj është i paguar, ai kishte kohë që donte të vinte këtu. Është i paguar për të kryer këtë krim. Te sektori këtu ka një dy tre ditë, nuk ka shkuar akoma në 41 biss. Janë shokët e qelisë. Tani ai ka marrë peng disa familjarë, është në ambientet e takimit”,-ka thënë ai.
Arma Mjaçajt i është dërguar nëpërmjet një droni. Paraditen e sotme u njoftua se Mjacaj është izoluar në regjimin e rreptë 41 bis. Lajmin e ka njoftuar vetë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili tha se Mjaçaj ka cenuar sigurinë në burgun e Peqinit, por pa dhënë më shumë detaje.
Prokurori i Elbasanit, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit, Forcat Operacionale te Drejtorisë se Përgjithshme te Burgjeve, Forcat Renea janë në burgun e Peqinit. Bëhet me dije se situata është tërësisht nën kontroll, autori është izoluar dhe po hetohet ngjarja. Hetimin e ka marrë në dorë Prokuroria e Elbasanit.
Lexoni edhe https://kohajone.com/arben-lleshi-u-vra-sot-ne-burgun-e-peqinit-zbardhet-e-shkuara-e-tij-ne-angli/
Lexoni edhe https://kohajone.com/kryengritje-ne-burg-arben-lleshi-ka-nderruar-jete-ne-spital/