Sokolaj zbulon detajin: Babai i Klodian Rashës është ish-polic, janë sekuestruar edhe kamerat e shtëpisë
Drejtori i informacionit në Ora News, Trashgim Sokolaj në Tempora ka zbuluar një detaj mjaft interesant në lidhje me Klodian Rashën, 25 vjeçarin e ekzekutuar nga efektivi i policisë.
Sokolaj ka thënë se babai i viktimës është një ish-efektiv policie, ndërkohë që familjarët kanë deklaruar se Policia u ka sekuestruar edhe kamerën e shtëpisë për të vijuar më tej hetimet. Ata kanë kërkuar gjithashtu edhe transparencë për hetimet.
Sokolaj: Familjarët kanë pasur reagime gjatë gjithë ditës. Vlen për t’u theksuar se babai i 25 vjeçarit të ekzekutuar është një ish-polic, në deklaratën e fundit që kanë dhënë kanë kërkuar që ngjarja të zbardhet. Por ka edhe një detaj interesant në këtë deklarim të fundit që kanë dhënë familjarët, ku thuhet se policia ka sekuestruar edhe një prej kamerave të banesës së tyre, pa iu dhënë mundësi për të kuptuar se çfarë pamjesh kanë marrë. Sepse thonë që janë në mort dhe nuk i ka shkuar mendja për t’u marrë me këtë pjesë. Por ata kërkojnë transparencë.
Sekuestrimi i provave materiale bëhet me procesverbal të shkruar. Duhet të verifikohet transparenca e policisë për faktin se sa pamje ka marrë.