Sondazhet e zgjedhjeve në Kosovë

Prishtina, Mitrovica, Prizreni, Gjakova, Peja, Gjilani dhe Ferizaj kanë një garë më intensive se komunat e tjera. Kandidatët nga forcat politike kanë shpalosur programet e tyre për qeverisjen lokale në 30 ditët e fushatës elektorale, ku kryesisht u krye në distancë dhe vetëm 5 ditët e fundit në formën tradicionale për shkak tëpandemisë koronavirus.

Sondazhet janë një tregues i mirë, për të mësuar se sijanë pritur ofertat nga votuesit. Balotazhi nuk do të jetë i nevojshëm për Prishtinën. Sipas një sondazhi të Qendrës për Hulumtime Sociale, Ekonomike dhe Politike Alternativa, fitues do të shpallet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, me mbi 50 për qind të votave.

Një komunë e madhe do të shkojë dhe për Partinë Demokratike të Kosovës. Parashikohet të jetë e Ferizajt, me kandidatin Agim Aliu që do të marrë mbi 50 për qind të preferencave të qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?