Sondazhi, 70% e të rinjve nuk shohin emisione politike

Të rinjtë shqiptarë janë të pa interesuar për politikën në vend. Të pyetur nga Barometri në ”Euronews Albania”, 70.5% e personave që nuk shohin asnjëherë emisione politike janë të grupmoshës 18-24 vjeç.

54.2% e atyre që nuk ndjekin emisione politike janë të grupmoshës 25-34 vjeç, 38.9% janë të grupmoshës 35-44 vjeç; 20.2% janë 45-54 vjeç; 18.1% janë 55-64 vjeç dhe vetëm 13.1% janë 65-75 vjeç.

Grupmosha 18-24 vjeç zë vetëm 2.7% tek ata që shohin çdo ditë emisione politike dhe 4.2% zë grupmosha 25-34 vjeç. Ndërkohë, grupmosha që mbizotëron tek ata që shikojnë emisione politike çdo ditë është 55-64 vjeç me 25%.

Swiss Digital Desktop Reklama

10% e të rinjëve bëjnë pjesë tek ata që shikojnë emisione politike disa herë në javë. Ajo që tërheq më shumë vëmendjen është se kur i pyesim nëse përdorin rrjetet sociale për t’u informuar rreth politikës, 61% e shqiptarëve përgjigjen që nuk i kanë përdorur asnjëherë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjetjet janë të Barometrit në ”Euronews Albania”, realizuar gjatë periudhës 28 tetor-7 nëntor 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?