Sondazhi për zgjedhjet vendore/Durrësin e fiton thellë kandidatja e PS, i dyti rezulton kandidati i Berishës

Zgjedhjet e pjesshme vendore po ndiqen edhe nga disa kompani sondazhi.

Sonte Euronews Albania ka publikuar rezultatet e një sondazhi të bërë për garën në bashkinë e Durrësit në zgjedhjet që zhvillohen në 6 mars.

Sipas të dhënave të sondazhit kandidatja e PS-së Emirjana Sako kryeson bindshëm me 41% të votave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vend të dytë renditet kandidati i koalicionit “Shtëpia e lirisë”, Ardian Muka me 24.9% ndërsa në vend të tretë vjen Luan Hoti, kandidati i PD-së së Lulzim Bashës me vetëm 11.6%.

Swiss Digital Mobile Reklama


Kompania e sondazhit ka zhvilluar edhe pyetje brenda kampit të PD-së. Më poshtë janë rezultatet e një sondazhi për ata që e kanë identifikuar veten si votues të PD-së të cilët i besojmë më shumë kandidatit të ish-kryeministrit Sali Berisha. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?