Sondazhi i IDRA/Ministria e Mbrojtjes, institucioni me nivelin më të lartë të Transparencës
Ministria e Mbrojtjes rënditet si institucioni i parë përsa i përket transparencës në vend. Këto janë gjetjet e sondazhit të organizuar nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA) mbi Perceptimin dhe Përvojat e Qytetarëve me Korrupsionin në Shqipëri.
Të intervistuarit në të gjithë Shqipërinë e rendisin Ministrinë e Mbrojtjes si institucionin me nivelin më të lartë të transparencës në vend. Studimi i kryer në kuadër të një projekti të financuar nga Programi i Granteve, Komisioni i Demokracisë të Ambasadës së SHBA-ve, mbi perceptimin për Korrupsionin është një sondazh i cili mat perceptimet, qasjen dhe përvojat e publikut me fenomenin e korrupsionit në Shqipëri. Ministria e Mbrojtjes falenderon qytetarët shqiptarë për besimin e treguar dhe e konsideron këtë një përgjegjsi të shtuar për të vijuar më tej me punën e nisur.
Ministria e Mbrojtjes është e vendosur t’ju ofrojë qytetarëve shqiptarë siguri, të eksportojë siguri dhe t’i shërbejë publikut në mënyrë transparentë dhe gjithëpërfshirëse. Faleminderit
KOHA JONË SONDAZH

