Sondazhi i IPR Marketing: 59.7% e qytetarëve mendojnë se në Shqipëri jetohet keq

Drejtori i IPR Marketing, Antonio Noto i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora  po jep sondazhin e bërë në Shqipëri. Ja disa fakte:

1-Sipas jush sot në Shqipëri jetohet?

Pyetjes sesi jetohet në Shqipëri, 34 % e shqiptarëve janë përgjigjur pozitivisht, ndërsa 59.7% mendojnë se në Shqipëri nuk jetohet mirë. Ndërsa 5.5% janë përgjigjur nuk e di.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

2-Në krahasim me 3 vite më parë, në Shqipëri jetohet…?

Duke bërë një krahasim me 3 vite më parë, 18.5% mendojnë se jetohet më mirë, ndërsa 39.7% mendojnë se në Shqipëri jetohet më keq. Janë 40.5 % e shqiptarëve që mendojnë se jetohet njësoj si para 3 vitesh. 1.2 % janë përgjigjur “nuk e di”.

3-Sipas jush Shqipëria po shkon…

Janë 40.8% e qytetarëve shqiptarë që mendojnë se Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur. Ndërsa 49.0% thonë se vendi po shkon në drejtimin e gabuar. 10.2% thonë se nuk e dinë.

Drejtuesi i emisionit “360 Gradë” Artur Zheji i ftuar në emsionin “Tempora” në RTV Ora referuar tre sondazheve të para të prezantuara, deklaroi se mazhoranca aktuale pritet t;i humbasë zgjedhjet lokale në 30 qershor.

Zheji: Janë shumë nënzëra të sondazhit. Zoti Noto ka folur, me sondazhin dhe se bën dot njeri.

Mendoj që tek sondazhi i parë, fakti që në Shqipëri jetohet keq, do të thotë se punët janë keq dhe nuk është impersionim nga sondazhi. Shqiptarët nuk kanë mani të ankohen, por këtu zbërthehet siguria, mjekësia.

Në sondazhin e dytë. Për kryeminstrin del një problem i madh. Kjo është një shuplakë më e madhe se protesta e studentëve.

Në sondazhin e tretë. Ky është absurdi shqiptar.

Këto tre fletë të para nëse do lexohenin me maturi nga klasa politike projektojnë një humbje të qartë të kësaj mazhorance në zgjedhjet e pritëshme.

Sondazhi: 62 % duan te ikin nga Shqiperia

Pyetjes: Nëse do të jepej mundësia, a do të largoheshe nga Shqipëria?

Emigracioni është një fenomen që në Shqipëri ka ardhur në rritje. Sipas sondazhit të IPR Marketing të publikuar në RTV ORA, janë 62.2% e shqiptarëve që duan të largoheshin nëse do t’i jepej mundësia. 35.1% janë përgjigjur se do të qëndrojnë në Shqipëri dhe 2.8 % kanë thënë: “nuk e di”.

/Ora News.tv/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?