Sondazhi i Piepolit/ Berisha rënie në Kukës, por ruan 2 mandatet! PS rritet, por i mbetet 1 mandat

Sipas sondazhit të Piepolit, gara mbetet e përqendruar mes dy forcave kryesore politike. Koalicioni PD-ASHM ruan 2 mandatet në qarkun Kukës, njëjtë si në zgjedhjet e 2021, ndërsa mandati tjetër shkon për Partinë Socialiste. Edhe pse merr 2 mandate, Berisha ka rënie në qarkun e Kukësit, ku kryeson me 55.8% të votave, por një rënie 6.6%, krahasuar me vitin 2021, kur në këtë qark mori 62.4%.

Partia Socialiste renditet e dyta me 38.5%, duke shënuar një rritje të lehtë prej gati 3%, pasi në 2021 mori 35.8% të votave. Edhe pse një rritje e lehtë e votave, kjo nuk i mjafton PS për të marrë një mandat të dytë.

Partitë e tjera të vogla nuk marrin asnjë mandat. 2% e kuksianëve do votojnë ”Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, 1.7% partinë ‘Mundësia’ të Agron Shehajt, 0.4% partinë ”Lëvizja Bashkë” të Arlind Qorit, 0.1% ”Koalicionin Euroatlantik” të Bashës dhe po 0.1% e kuksianëve më 11 maj do të votojnë koalicionin ‘Djathtas për Zhvillim’ të Alibeajt.

Swiss Digital Desktop Reklama

As PSD-ja e Tom Doshit nuk merr asnjë mandat, sipas projeksioneve të Piepolit, ndonëse vetë Doshi ka shprehur publikisht ambicien për t’i marrë një mandat Berishës në Kukës. PSD ka një rritje të lehtë nga 0.5% në 2021, në 1.3% këtë vit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?