Kush fiton zgjedhjet presidenciale në Francë, del sondazhi
Exit Poll i japin një avantazh të lehtë presidentit aktual Emmanuel Macron me 28.1% të votave që ndiqet nga rivalja Marine Le Pen me 23.3% të votave.
Lideri i ekstremit të majtë Jean-Luc Mélenchon është në vendin e tretë me 20.1%.
Ndërsa personazhi televiziv i ekstremit të djathtë Eric Zemmour mori 7,2%, sipas parashikimeve të exit poll.
Kandidatja konservatore Valérie Pécresse mori 5% dhe kandidati i të Gjelbërve, Yannick Jadot mori 4.4% te votave.
Balotazhi mbahet në 24 prill.
KOHA JONË SONDAZH

