Sonila Meço: Ja pse duhet ndjekur intervista e Nexhmije Hoxhës

Intervista e Nexhmije Hoxhës që do të transmetohet mbrëmjen e sotme në Vizionplus ka hapur debate ende pa u transmetuar.

Gazetarja Sonila Meço shprehet se kjo intervistë shërben për shumë gjëra.

Ja reagimi i Meços në FB:

Une do ta ndjek sonte ne mbremje Dritaren e Xhunges…

E para, sepse dua te shoh realisht se si nje pasqyre ku nje grua e pushtetshme per dekada sheh veten, te shnderrohet ne nje dritare per te pare ne ato 50 vite diktature…

E dyta, sepse une kam qene femije kur pushteti i saj ra, sot jam grua dhe ende nuk kuptoj si u mbajt per 50 vite rob nje popull nen diktaturen me te eger komuniste…

E treta, sepse familja ime i ka vuajtur pasojat e pushtetit qe ka kontrrolluar ajo grua per thuajse 5 dekada. Nen presionet e atij pushteti prinderit e mi kane vuajtur endrra te prera ne mes, ankthe pa fund. Dua ta di kush dhe pse ia shkaktoi kur ne pleqerine e tyre ende nuk marrin nje pension dinjitar per te shtyre jeten…

E katerta, sepse ne ate interviste nuk me intereson romantika e ekzotikja ne jeten dhe vete personazhin, por dua te analizoj me koken time, per aq sa di e mundem pa ma dhene gati versionin e tyre gazetare-historiane qe ua dyshojme gjitheheret motivet…

E pesta, sepse per ate kohe duhet folur, seriozisht, sic bejne gjermanet sot e kesaj dite me programacion te dedikuar diktatures hitleriane. Sepse dija eshte liri…

E gjashta, sepse asgje me te mire nuk te ofrojne intervistat e mbremjes ne nje vend ku shumica qe zene panelet e talk-show jane versionet ne ‘demokraci’ te ‘diktatures’ qe duam te harrojme.

SHKARKO APP