Sonila Meço: Venecia i dha të drejtë Presidentit për Gjykatën Kushtetuese

Gazetarja Sonila Meço shkruan në Facebook se gjatë 24 orëve të fundit qeveria ka dhënë prova se nuk i intereson integrimi dhe as Europa.

Ajo shprehet se Komisioni i Venecias “kritikon Vetting-un se ka sjellë efekte negative në sistemin gjyqësor, duke lënë vendin pa drejtësi dhe duke i dhënë të drejtë Presidentit të Republikës në qëndrimin për Gjykatën Kushtetuese”. Po ashtu deputetët e PE kanë dënuar shembjen e Teatrit Kombëtar dhe PS-ja po kërkon të përdor reformën zgjedhore për të vjedhur sërish vota. Meço shprehet se këto zhvillime tregojnë sesa larg BE-së është Shqipëria.

Postimi i plotë i Sonila Meços në Facebook:

Në 24 orët e fundit

  1. Komisioni i Venecias kritikon Vetting-un se ka sjellë efekte negative në sistemin gjyqësor, duke lënë vendin pa drejtësi dhe duke i dhënë të drejtë Presidentit të Republikës në qëndrimin për Gjykatën Kushtetuese.
  2. 20 eurodeputetë i kërkojnë BE-së dhe Komisionit Europian të mbrojnë vlerat europiane të kërcënuara në Shqipëri me mënyrën si u shemb Teatri Kombëtar duke dënuar hapur atë që ndodhi në 17 Maj.
  3. Nuk gjendet konsensusi për Reformën Zgjedhore 24 orë para përfundimit të afatit. Nuk bihet dakord per “sende t’vogla”: Përdorimi i teknologjisë, mënyra e ankimimit dhe sistemi zgjedhor. Troç, vjedhja e votës dhe mbushja e kutive mbeten në fuqi.

E kuptoni besoj ritmin e përmbushjes së 15 kushteve për hapje negociatash nga vendim-marrësit dhe sa metër kub vullnet kanë.

SHKARKO APP