FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Soreca: Dialog konstruktiv për të mirën dhe interesin e të gjithë shqiptarëve

Ambasadori i BE, Luigi Soreca thotë se Shqipëria duhet të bëjë gjithçka deri në pranverë, në samitin e radhës që do të mbahet në Zagreb për hapjen e negociatave.

Gjatë ceremonisë për marrjen e presidencës nga Kroacia, diplomati evropian i bëri apel klasës politike se duhet dialog konstruktiv dhe gatishmëria për tu bërë bashkë për të mirën dhe interesin e të gjithë shqiptarëve.

“Duhet dialog konstruktiv dhe gatishmëria për tu bërë bashkë për të mirën dhe interesin e të gjithë shqiptarëve. Kjo është çështje kyçe thelbësore për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Nuk kanë mbetur shumë kohë për të arritur ato gurë të tjerë kilometrikë që duhen këtë pranverë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do të ishte gabim për Shqipërinë në rast se nuk do të fokusohej për të bërë gjithçka që mund të bëjë Shqipëria si vend gjatë muajve në vijim për tu prezantuar plotësisht e përgatitur për pikën tjetër të takimit”, u shpreh Soreca.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?