Soreca mesazh falënderues për personelin mjekësor: Mirënjohës për punën tuaj në këtë kohë të vështirë

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luiggi Soreca vjen me një mesazh falëndërimi për të gjithë personelin mjekësor që i është bashkuar ‘luftës’ për të trajtuar të sëmurët e prekur nga koronavirusi në Shqipëri.

Përmes një mesazhi në ‘Twitter’ Soreca shkruan se stafi mjekësor ndodhet nën presion të madh, për të mbrojtur qytetarët.

“Mendimi ynë sot shkon për të gjithë profesionistët e kujdesit shëndetësor në Shqipëri, të cilët janë duke punuar gjatë gjithë kohës dhe nën një presion të madh për të na mbajtur të mbrojtur nga kjo pandemie #koronavirus. Ne jemi shumë mirënjohës për angazhimin tuaj në këto periudha të vështira
# COVID19”, -shkruan Soreca.

SHKARKO APP