Sorollatje në komisione për gjobat? Si do marrë zgjidhje ‘makthi’ i qytetarëve

Të marrësh një gjobë me vlerë që varion mbi 5 mijë lekë nga policia rrugore mund të kushtojë shumë jo vetëm në aspektin financiar.

Burokraci pa fund për të dalë në komision, radhë të gjata dhe sorollatje për disa ditë deri sa të mbarosh punë.

Sipas ekspertëve, shkrirja e këtyre komisioneve që janë kthyer në makth për qytetarët është një vendim i vonuar në kushtet kur prej disa vitesh funksionon Gjykata Administrative.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Fakti që prej disa kohësh ka filluar të funsionojë Gjykata Administrative do të thotë se kemi të bëjmë me një dublim të punës së institucioneve. Prandaj, që të mos kemi sorollatje, duhen nisma ligjore për t’i dhënë zgjidhje pasi shumica e këtyre çështjeve shkojnë në gjykatë”, deklaron për Top Channel Artur Sulçe, ekspert i policisë rrugore.

Swiss Digital Mobile Reklama

E çuditshme, por policia mund t’ju çojë në komision edhe për një shkelje që nuk parashikohet fare në Kodin Rrugor.

“Ka edhe absurditete që polici të çon në komision për xhama të zinj, por tek fleta e gjobës nuk vendos dot nenin sepse nuk parashikohet”, thotë Sulçe.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?